Një 45-vjeçar humbi jetën, pasi motoçikleta me të cilën po udhëtonte u përplas me një automjet.
Aksidenti ndodhi rreth orës 8 e 30 minuta të së dielës në aksin e vjetër Laç-Mamurras, ndërsa viktime mbeti shtetasi Besim Seli, banues në Gjormë të Kurbinit.
Sipas të dhënave 45-vjeçari i cili po lëvizte me motoçiklete u përplas nga një automjet automjeti tip "Benz" me drejtues shtetasin A.V.
Goditja ka qenë e fortë duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme drejtuesit të motoçikletës, ndërsa pas aksidentit automjeti tip "Benz" doli nga rruga dhe përfundoj në një kanal.
Sipas policisë drejtuesi i mjetit është larguar nga vendi i ngjarjes dhe po punohet për kapjen e tij.
Ndërkohë grupi hetimor i cili mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes nisi hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të këtij aksidenti që i mori jetën 45-vjeçarit Besim Seli.



