Një re pluhuri pritet të pushtojë gjithë rajonin e Ballkanit. Lajmërimi bëhet nga programi i Bashkimit Evropian “Copernicus”, që publikoi pamjet nga hapësira që tregojnë madhësinë dhe zgjerimin e resë së pluhurit.
Në njoftim thuhet se, reja e pluhurit është 800 km e gjatë dhe vjen nga Saharaja, ndërsa për shkak të rrymave ajrore ka mbuluar rajonin e Ballkanit.
“Pas episodit të shkurtit të kaluar, një re e madhe e Saharasë po kalon Mesdheun nga shkretëtira drejt Greqisë dhe në Ballkanin Jugor”, thuhet në njoftim.

I njëjti fenomen ndodhi në Europën Qendrore në 8 shkurt.



