
Prej vitesh, periferia e qytetit të Laçit nuk njeh investime në infrastrukturë. Banorët e zonës thonë se gjatë verës u duhet të bashkëjetojnë nën pushtetin e pluhurit, ndërsa gjatë dimrit në mesin e baltës. Gjithashtu, panorama që të ofrohet ditët e sotme në këtë zonë janë mbetjet e hedhura vend e pa vend.



