Greva në Rinas, lirohen katër prej kontrolloreve të shoqëruar në polici

Greva në Rinas, lirohen katër prej kontrolloreve të shoqëruar në polici

Lirohen katër prej kontrolloreve të shoqëruar në polici për “krizën” e Rinasit. Avokati i kontrollorëve të AlbControl, Rezart Kthupi ka dhënë detaje nga shoqërimi i tyre në polici.

Në një prononcim për mediat, ai tha se në polici u shoqëruan rreth 24 persona, ku 4 prej tyre pasi janë marrë në pyetje janë lënë të lirë.

Sipas tij, kontrollorët kanë dëshmuar për situatën në fjalë, që çoi në pezullimin e fluturimeve ajrore në aeroportin e Rinasit.

Janë shoqëruar rreth 24 kontrollorë. Janë shoqëruar mbrëmë në 12:00 të natës. Një pjesë e të shoqëruarve janë marrë nga hoteli pranë Albcontrol ku ndodheshin dhe të tjerë që janë thirrur në mënyrë telefonike dhe janë paraqitur në mënyrë vullnetare.

Nga këta 24, 4 sapo kanë dalë nga policia. Sipas atyre që kanë dalë, kontrollorët janë marrë në pyetje. Kanë dhënë shpjegim për situatën. Për këta të katërt që kanë dalë, nuk ka akuza të ngritura.”, tha avokati.

Teksa ende nuk ka asnjë zgjidhje për situatën e krijuar në Aeroportin e Rinasit, TIA ka njoftuar në faqen zyrtare anulimin e fluturimeve të paradites së sotme. Ndërkohë që ende nuk ka asnjë vendim për fluturimet e orëve të pasdites.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy