25 shtatori, Dita Botërore e Ëndrrave

25 shtatori, Dita Botërore e Ëndrrave

Nuk ka rëndësi se nga vini, ku jetoni, apo sa para keni, një gjë është e sigurt, të gjithë ne kemi ëndrra. Të gjithë kemi aspirata dhe synime për një të nesërme më të mirë.

Ëndrrat i ndjekim çdo ditë, por data e sotme, 25 Shtatori, i është ndarë ‘Ditës Botërore të Ëndrrave’, me qëllim të inkurajimit të individëve, familjeve, shkollave, bizneseve dhe komuniteteve që të gjejnë kohë për tu përqendruar në idetë, qëllimet dhe ëndrrat e tyre.

E ardhmja i përket atij që beson në bukurinë e ëndrrave të veta, shkruante dikur ish Zonja e parë Eleanor Roosevelt.

Sot, ekziston një ditë që është e gjitha e dedikuar për ëndërrimtaret.

Në 25 shtator celebrohet World Dream Day, pra dita botërore e ëndrrave, për të gjithë ata që ëndërrojnë për të arritur larg, dhe bëjnë ç‘është e mundur ti vënë në jetë idetë e tyre pa hequr dorë dhe pa u dekurajuar.

Iniciativa ka lindur në 2012, me qëllimin e vetëm për të të frymëzuar individët, familjet, shkollat, kompanitë dhe komunitet, të jenë më të dedikuar dhe përqendruar në idetë, ëndrrat, objektivat dhe ti çojnë përpara, në të mirë të vetes dhe botës.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy