"Xhadat" - OST hap tender në shkelje të ligjit. Nuk përcakton specifikimet teknike

"Xhadat" - OST hap tender në shkelje të ligjit. Nuk përcakton specifikimet teknike

Operatori i Sistemit të Transmetimit ka hapur procedurën e tenderit me objekt  “Automjete me qira operacionale leasing”, me fond limit 355 milionë lekë. Më konkretisht OST kërkon të marrë me qira 3 automjete  4+1 vende dhe 3 furgon 8+1 vende, për një periudhë 5 vjeçare. Xhadat ka zbuluar se në tender, në shkelje të hapur të ligjit për prokurimin publik, nuk janë parashikuar specifikimet teknike.

Neni 4 i ligjit për prokurimin publik , pika 38 thotë “Specifikime teknike” janë:

a) në rast të prokurimit publik të punëve, përmbledhje e të dhënave teknike të përfshira në dokumentacionin e tenderit, me të cilat janë përkufizuar, karakteristikat e nevojshme të materialeve, prodhimeve ose mallrave për t’u përshtatur me përdorimin që i duhet autoritetit ose entit kontraktor. Këto karakteristika përfshijnë ndikimin mbi mjedisin jetësor dhe ndikime klimatike, përshkrim i të gjitha kushteve, duke përfshirë edhe procedurat për sigurim të cilësisë, terminologjinë, simbolet, metodat e testimit, paketimit, shënimit dhe etiketimit, si dhe udhëzime për shfrytëzim, proceset dhe metodat e prodhimit të objektit.

Në dokumentat e tenderit, autoriteti kontraktor,  Operatori i sistemit të transmetimit , ka bërë vetëm një referim ku thotë: “Në respekt të nenit 36, të Ligjit Nr. 162, datë 23.12.2020 “Për prokurimin publik”, në të gjithë rastet kur në dokumentet e tenderit përmendet “markë” përfshihet termi “ose ekuivalenti i tij/saj”.

Ndërkohë neni 36 “Specifikimet teknike” që OST sh.a i referohet  thotë se specifikimet teknike duhet të përshkruen në dokumentet e tenderit , sipas nevojave dhe kërkesave që autoriteti kontraktor ka.

Specifikimet teknike, siç përcaktohen në nenin 4 të këtij ligji, duhet të përshkruhen në dokumentet e tenderit. Në specifikimet teknike përcaktohen qartë karakteristikat e punëve, shërbimit ose furnizimit që do të prokurohet.

Ligji parashikon detyrimin për përcaktimin e specifikimeve teknike me qëllim, barazinë në tendera.

Më konkretisht :  

“Specifikimet teknike duhet të mundësojnë trajtim të barabartë për të gjithë kandidatët dhe ofertuesit dhe të mos shërbejnë si pengesa për konkurrencën e hapur në prokurimin public”.

“Specifikimet teknike duhet të përshkruajnë qartë kërkesat e autoritetit ose entit kontraktor, duke iu referuar:

a)kërkesave funksionale ose të performancës, përfshirë karakteristikat mjedisore, me kusht që parametrat të jenë të saktë në mënyrë që t’u japin mundësi ofertuesve të përcaktojnë objektin e kontratës dhe autoriteteve ose enteve kontraktore të japin kontratën”

Nga sa më sipër, ligji nuk përjashton mundësinë e parashikimit të specifikimeve teknike përkundrazi, specifikimet teknike janë të detyrueshme për institucionin në shpalljen e një tenderi.

Referimi i OST në nenin 36, pika 4 është i pabazuar në ligj, ç`ka tregon qartë se fituesi i këtij tenderi është paracaktuar. 

Nga viti 2014 Operatori i Sistemit të Transmetimit vetëm “Për qira operacionale dhe pjesë këmbimi për makina “ ka  shpenzuar 3 miliardë lekë.

Pas shpenzimeve ndër vite për blerje pjesë këmbimi dhe riparime, duket se Operatori i Sistemit të Transmetimit, ka vendosur të heq dorë nga kjo metodë, duke zgjedhur marrjen e mjeteve me qira, praktikë e ndjekur gjatë dy viteve të fundit .

Nisur nga të ardhurat e larta që ky institucion administron, nuk ka asnjë pengesë për blerjen e automjeteve në shërbim të institucionit.

Sidoqoftë, OST ka vendosur të shpenzoj duke marrë mjete me qira dhe jo të investoj për blerjen e tyre. 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy