Ristani: Lul Brava figurë mashtruese, demokratët e urrejnë në maksimum

Ristani: Lul Brava figurë mashtruese, demokratët e urrejnë në maksimum

Arben Ristani nga studio e ‘Të Paekspozuarit’ në MCN TV  teksa pranoi se PD po kalon një situatë të vështirë për të cilën i vjen keq, nga ana tjetër akuzon Bashën se në çdo fjalë e fjalim të tijin nxjerr në pah që është një figurë mashtruese.

Vërtet PD po kalon një situatë të vështirë dhe për mua është fatkeqësi që ndodhemi në këtë situatë, ajo që po del përditë në pah është një figurë mashtruese i cili del në pah në çdo veprim apo fjalim që mbajnë. Lul Brava i thotë Berisha dhe kur ta vë ai epitetit të mbelet. Pra  Lul Brava kur nisët sinkronin thotë partia ka një kryetar nga sot. Deri dje ka pasur dy. Ky ka qenë aq mashtrues saqë na bëri të besojmë se nuk ishte ky kryetari duke na bërë të besojmë se ishte ai kryetari kur paskan qenë dy. Dhe në vazhdim të kësaj ka ngritur një sërë njerëzish që mashtrojnë pa ju dridhur syri. Kshu ka qenë dhe kuvendi i korrikut ishin karriget një po një jo. E gjitha është mashtrim se ti thuash njerëzve në sallë ishin 2 mijë por 3 mijë në korridor kjo është se di.

Teksa ka folur për Kuvendin e 11 dhjetorit, Ristani sqaroi se zgjodhën pikërisht stadiumin për të shmangur këto mosbesime dhe u siguruam që delegatët të kenë kartë identiteti dhe kanë votuar men votim të fshehtë dhe me regjistrat emër, mbiemër, firmë në mënyrë që të garantohej që kush votonte të identifikohej.

Ne prandaj kaluam në stadium se pritej kjo por do shkonim në gjykatë për konfirmim prandaj u kujdesëm që delegatët të kenë kartë identiteti dhe kanë votuar men votim të fshehtë dhe me regjistrat emri, mbiemër, firmë në mënyrë që të garantohej që kush votonte të identifikohej. Shumë shpejt kaluam në referendum që të mos kishte diskutim në bazën e demokratëve. Vërtet e besoj se ata ndoshta nuk e duan aq shumë Berishën por ata paskan  urryer në maksimum Lul Bravën dhe ai vazhdon dhe gënjen pa ju dridhur qerpiku.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy