Përplasja Shqipëri-Rusi në KS/ Çika: Rama nxori në pah Shqipërinë, por edhe arritjen personale (VIDEO)

Përplasja Shqipëri-Rusi në KS/ Çika: Rama nxori në pah Shqipërinë, por edhe arritjen personale (VIDEO)

Profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare, Emilio Çika e sheh si normale përplasjen Shqipëri-Rusi në Këshillin e Sigurimit të OKB, ku Kryeministri Edi Rama ftoi të fliste Presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, duke thënë se ishte e pritshme që Rusia të reagonte.

Nga studio e MCN Live ai deklaroi se ajo që duhet thënë është se një vend i vogël si Shqipëria dje ishte në kryesimin e mbledhjes së Këshillit të Sigurimit të OKB dhe se për Shqipërinë është e një rëndësie të veçantë, pasi për herë të parë Shqipëria del në arenën e madhe globale.

Sipas tij, fjalimi ose qëndrimet e Kryeministrit Rama ishin kryesisht qëndrimet zyrtare te qeverisë shqiptare, të aleancës së NATO-s, që qeveria i ndjek në një linjë ndaj agresionit rus në Ukrainë.

Është shfrytëzuar në maksimum nga Kryeministri i Shqipërisë për të nxjerrë në pah qoftë Shqipërinë dhe u tregua edhe si një arritje e tij personale.

Është dhe një arritje e tij personale se mediat ndërkombëtare i referohen qëndrimit të tij, e cila përkon me qëndrimin e perëndimit në raport me Ukrainën.

Ngërçi erdhi për arsye të prezencës së Presidentit Zelensky i cili mbajti fjalim. Është normale që qëndrimi rus do ishte reagues.

Debate të tilla nëse nuk do ishte Zelensky në tavolinë nuk do ekzistonin dhe nuk do binte në sy zëri i drejtuesit të tryezës dhe i Shqipërisë në tërësi.

Kryeministri Rama për vetë figurën e tij politike e ka shfrytëzuar në maksimum, për të nxjerrë në pah edhe figurën e tij politike.

Përfaqësuesi i federatës Ruse, edhe pse iu drejtua Kryeministrit Rama si drejtues i seancës, është e pashmangshme që t’i drejtohet edhe si Kryeministri i Shqipërisë, pasi nuk shkoi atje duke lënë mënjanë detyrën.

Qëndrojmë në pozicionin pro ose jo politikave të zotit Rama në Shqipëri, në lidhje me atë që zoti Rama synon të shesë figurën e tij politike, e ka të arrirë.

Zoti Rama ka arritur edhe nëpërmjet kryesimeve, që ta shfrytëzojë të gjithë situatën në benefitet personale të tij.

Nisja e takimit të Këshillit të Sigurimit nën drejtimin e Kryeministrit Rama dhe thirrja për të folur para anëtarëve të këtij këshillit, Presidentin e Ukrainës Volodimir Zelensky solli reagimin e fortë të përfaqësuesit rus Vasily Nebenzya.

Rama u kundërpërgjigj duke thënë se “Nëse Rusia do të ndalojë luftën, Presidenti Zelensky nuk do e mbajë fjalën”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy