Kami Rita thyen rekordin e tij, ngjitet në Everest për herë të 27-të

Kami Rita thyen rekordin e tij, ngjitet në Everest për herë të 27-të

Alpinisti nepalez Kami Rita theu rekordin e tij duke ngjitur majën e Everestit për herë të 27-të.

Ai u ngjit me sukses këtë mëngjes ndërsa drejtonte një alpinist vietnamez.

53-vjeçari mban rekordin që nga viti 2017, kur u ngjit në ‘Çatinë e Botës’ për herë të 21-të, nder të cilin e ndau me Apa Sherpa dhe Phurba Tashi Sherpa në atë kohë.

Që nga viti 2018, rekordi është praktikisht vetëm i tij, por pak ditë më parë u barazua me Pasang Saëa Sherpa, i cili kishte ngjitur Everestin për herë të 26-të.

Këto rekorde nuk janë vendosur me qëllimin për t’i arritur ato, por si pjesë e punës sime si udhërrëfyes.

I njohur si “burri nga Everesti”, Kami Rita ka lindur në vitin 1970 në Thame, një fshat në Himalaje dhe është djali i një udhërrëfyesi. Vëllai i tij është gjithashtu një udhërrëfyes.

Ai ka qenë në funksion që nga viti 1994 dhe ka arritur gjithashtu shumë maja të tjera ndër më të lartat në botë, duke përfshirë K-2, Cho-Oyu, Manaslu dhe Lhotse.

Maji është muaji më i mirë për t’u ngjitur në Everest. Nepali është shtëpia e tetë nga dhjetë majat më të larta në botë dhe mirëpret qindra alpinistë çdo pranverë kur temperaturat janë më të ngrohta dhe erërat shuhen. Këtë vit, autoritetet kanë lëshuar 478 leje për t’u ngjitur në majën e botës, numri më i lartë ndonjëherë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy