
Ndryshimet e reja në qeverinë Kovaçevski në Republikën e Maqedonisë së Veriut janë shoqëruar me debat politik në vend. Është Aleanca për Shqiptarët që futet në qeveri duke marrë 3 ministri.
Lidhur me këtë, Faton Murseli, profesor në Universitetin e Tetovës në një lidhje skype me MCN TV u shpreh se me futjen e kësaj partie mund të krijohet një qeveri e qëndrueshme për në Bashklimin Evropian.
Ai tha se pavarësisht debateve, ky është një hap i mirë që qeveria aktuale të vazhdojë punën që të mos kemi zgjedhje të parakohshme.
Për opinion aleanca për shqiptarët ishte parti opozitare dhe vendimi për të hyrë në qeveri ishte vendim që diskutohej muaj me radhë. Në fakt vendimi i saj vjen si pasojë e disa debateve të brendshme dhe pamundësisë së numrave për të qenë qeveria stabil. Keshtu që me numrat e deputetëve të aleancës krijohet një qeveri më stabil për përmbushjen kritereve drejt anëtarësimit në BE. Lidhja demokratike është parti e vogël maqedonase ka vetëm një deputet dhe participimi i saj në qeveri, pra vota e saj nuk është mjaft relevante sepse tashmë me numrat e aleancës shqiptare kemi një qeveri stabile. Pra lidhja demokratike ka shprehur pakënaqësinë e saj për numrin në masë të ministrave shqiptarë në këtë qeveri dhe ata udhëheqin me ministri të mëdha, ky është shqetësimi i tyre dhe për këtë shkak kanë zgjuar këtë debat por numrat janë dhe ky është një hap i mirë që qeveria aktuale të vazhdojë punën që të mos kemi zgjedhje të parakohshme sepse do të komplikonin shumë anëtarësimin në BE.
Ndërkohë sot në kuvend VMRO-DPMNE ka përsëritur akuzat për korrupsion dhe e ka quajtur “pazar” atë të qeverisë me Aleancën për Shqiptarët, Murseli tha se sot pritet të votohet konstruktimi i qeverisë sepse dhe numrat janë. Sipas tij, lojërat politike aktualisht janë shumë të rrezikshme.
Janë mjaft të rrezikshme lojërat politike të VMRO-DPMNE dhe nuk pranon as marrëveshjen e Prespës, as ndryshimet kushtetuese për popullin bullgar këtu në Maqedoninë e Veriut. Mendoj se gjëja pozitive është se u pamundësia e rrëzimit të qeverisë dhe shkuarja në zgjedhje të parakohshme në këtë kohë. Qëllimi që kemi është ringritja e statusit shqiptar dhe me hapjen e kushtetutës mendoj se mund të jetë momenti që dhe shqiptarët në Maqedoni të shkruhen si popull konstituiv ashtu siç janë dhe në realitetin tyre pra të barabartë me popullin maqedonas.



