Kur Armando Duka akuzohej për shitjen e ndeshjeve të Kombëtares

Kur Armando Duka akuzohej për shitjen e ndeshjeve të Kombëtares

Kreu aktual i FSHF-së, Armando Duka, i cili kandidon për një mandat të pestë në krye të këtij institucioni, ka qenë kohë më parë në qendër të akuzave për shitjen e ndeshjeve.

Ndër më të ashprat janë ato të lëshuara në vitin 2007 nga ish-kryeministri Berisha dhe ish-ministri i Kulturës, Ylli Pango, në vitin 2007. Berisha e ka cilësuar Dukën kapo i një grupi mafioz, ndërsa Pango e ka akuzuar për shitjen e dy ndeshjeve kualifikuese në Euro 2018.

Në atë kohë, ministri i Kulturës i dërgoi një letër UEFA-s, me anë të së cilës i kërkonte të niste hetimet në lidhje me dyshimet e forta se të dy ndeshjet janë shitur nga presidenti i FSHF-së.

Shqipëria humbi 4-2 përballë Bjellorusisë dhe 6-1 me Rumaninë, dy ndeshjet e fundit kualifikuese për Euro 2018. Në atë kohë, trajneri Otto Baric dha dorëheqjen si drejtues i Kombëtares së futbollit.

Në atë kohë kryeministër, Berisha tha se ishte më mirë që Kombëtarja Shqiptare të mos përfaqësohej fare në gara ndërkombëtare sesa të përfaqësohej me një “mafie që shet bluzat kuqezi”.

Përmbajtja e letrës që Pango i dërgoi drejtorit për Shërbimet Ligjore dhe Licencimet e Klubeve të UEFA-s, Gianni Infantino, u zbulua pasi kryeministri deklaroi se Kombëtarja i kishte turpëruar shqiptarët.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy