Franca “ngrin” marrëdhëniet diplomatike me Turqinë (VIDEO)

Franca “ngrin” marrëdhëniet diplomatike me Turqinë (VIDEO)

Tensionet mes Turqisë dhe Francës janë rritur pas deklaratave të ashpra të presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan. Për pasojë, Franca njoftoi se ka tërhequr ambasadorin e saj nga Turqia.

Deklaratat e tij janë të "papranueshme”, bëri të ditur presidenca franceze për agjencinë AFP. Sipas Presidencës franceze, me këtë lëvizje synohet që ankarasë t’i dërgohet një sinjal i fortë.

“Humbja e masës dhe pagdhendshmëria nuk janë metoda”, thuhet në njoftimin e Presidencës franceze. Erdogan duhet të ndryshojë kursin e tij politik, sepse "ai është në çdo kuptim i rrezikshëm”.

Deklarata që acaroi Francën është bërë nga Erdogan të shtunën në kongresin e partisë së tij, AKP, ku Erdogan foli për "shenja shqetësuese të rritjes së armiqësisë kundër islamit në Europë”, si shembull të së cilës mori presidentin Macron, i cili pas vrasjes së mësuesit Samuel Paty një javë më parë i shpalli luftë islamizmit radikal në Francë.

Macron është shprehur në ceremoninë mortore se "ne nuk do të heqim dorë nga karikaturat dhe skicat”.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy