
Zef Preçi, ekspert ekonomie tha përmes një lidhje “Skype” me studion e MCN Live se i vetmi përfitim momental që sjell hapja e grup-kapitullit të parë me BE-në është një lloj monitorimi pak më nga afër i aktivitetit të përditshëm të qeverisë.
Unë nuk bashkohem me propagandën bajate të këtyre ditëve, ndonëse është një lajm që duhet të na gëzojë të gjithëve.
I vetmi përfitim momental është një lloj monitorimi pak më nga afër i aktivitetit të përditshëm të qeverisë në axhendën e saj sepse ne kemi shkuar pas 34 vitesh, në një situatë ku drejtuesit thonë saktësisht çfarë do donin të dëgjonin të huajt, por monitorimi nga afër ka munguar. Ky proces shpresoj të mundësojë këtë monitorim, pastaj të tjerat janë garniturë, privatizim etj.
Preçi e sheh të padobishëm mendimin që mund të rregullohet qeverisja nga taksapaguesit perëndimorë dhe burokratët e zgjedhur prej tyre.
E shoh të padobishme të mendosh që mund të rregullojmë qeverisjen nga jashtë. Do të thotë të presim që problemet tona t’i zgjidhin taksapaguesit perëndimorë, apo burokratët e zgjedhur dhe të emëruar prej tyre. Detyra është të funksionojë normalisht demokracia dhe ekonomia e tregut.



