Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, gjatë raportimit në Kuvend tha se në 3 vite punë të SPAK janë proceduar 69 punonjës policie.

"Në vlerësimin e institucionit që unë drejtoj ky është një numër i lartë dhe po punojmë për zgjidhje me Policinë e Shtetit”, tha Dumani.
Ai po ashtu bëri me dije se në janar të vitit 2025 do prezantohet strategjia për hetimin e krimeve zgjedhore në zgjedhjet e 2025-ës.
“Ne jemi drejt përfundimit të strategjie sa i takon hetimit të krimit zgjedhor. Do bëhet publike në janar 2025. Synimi ynë është që ne si institucion të kemi krijuar infrastrukturën e nevojshme njerëzore dhe mjetet teknike për hetimin e krimeve të mundshme zgjedhore në 2025-ën”, tha Dumani.
Ai shtoi se “çështja McGonigal është nën hetim” dhe do të jetë në vlerësim të prokurorit të çështjes së kë do thërrasë dhe kur do ta thërrasë.



