Bashkëthemeluesi i Facebook-ut  bën thirrje për mbylljen e tij

Bashkëthemeluesi i Facebook-ut bën thirrje për mbylljen e tij

Një nga bashkëthemeluesit e Facebook-ut i ka bërë thirrje qeverisë që ta mbyllë Facebook-un  pasi pushteti i Mark Zuckerberg-ut është i “i pashembullt  dhe anti-amerikan”.

Chris Hughes, i cili ndihmoi në themelimin e Facebook-ut  pas takimit me Zuckerberg-un në Universitetin e Harvardit shkroi  se:

“Ndikimi i Mark-ut është tronditës dhe nuk krahasohet me askënd tjetër në sektorin privat apo qeveri. Ai kontrollon tri bërthama platformash komunikimi që miliarda njerëz i përdorin çdo ditë: Facebook, Instagram dhe WhatsApp.”

“Është koha të mbyllet Facebook-u.”

Facebook-u ka 2 miliardë përdorues, kurse What-s Up dhe Instagram, nga një miliard secili.

Hughes-i e la Facebook-un në vitin 2007 për të punuar për fushatën presidenciale të Barack Obama-s. Ai e shiti pjesën e tij të Facebook-ut më 2012 për gjysmë miliardë dollarë. Megjithatë ai thotë se ende ndien “zemërim dhe përgjegjësi” ndaj plotfuqishmërisë së kompanisë.

“Aspekti më problematik i fuqisë së Facebook-ut është kontrolli i njëanshëm ndaj të folurit.  Aftësia e tij për të monitoruar, për të organizuar  dhe për të censuruar bisedën e dy miliardë njerëzve, është e pashembullt”, shkruan Hughes.

Sipas tij, qeveria duhet të marrë masa e të bëhet rregullator i kompanive teknologjike, me krijimin e agjencive dhe të “udhëzuesve të pranueshëm” për të folurin e lirë në media. /Marrë me shkurtime, sipas The Guardian, përgatiti Erina Çoku/

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy