Tahiri: Karburantet me automat gjatë natës, 170 grabitje në 5 vjet

Tahiri: Karburantet me automat gjatë natës, 170 grabitje në 5 vjet

Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, përsëriti popozimin e funksionimit me automatë eletronikë të pikave të furnizimit me karburant gjatë natës. Gjatë një takimi me përfaqësues të këtij biznesi paraditen e sotme, Tahiri tha se gjatë pesë viteve të fundit janë vjedhur dhe grabitur 170 karburante dhe nuk janë zbuluar as gjysma e tyre.

“Nga 2011-2016 janë mbi 170 vjedhje dhe grabitje dhe janë zbuluar jo më shumë se 40% e tyre. Kjo sepse jemi përpara një lloj fenomeni kriminal që ka vështirësi në hetim.

Unë u jam adresuar me një letër që synoj bashkëbisedimin paraprak mbi të cilin duhet të shohim mënyrën sesi të marrim masa që këta faktorë nxitës t’i bëjmë zero, që të eliminojmë vjedhjen dhe grabitjen e karburanteve në të gjithë Shqipërinë”, tha Tahiri.

Ministri i Brendshëm theksoi nevojën e kamerave të sigurisë. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy