
Kolegji Zgjedhor ka vendosur sot rinumërimin e votave në 18 qendra votimi në Bashkinë Kuçovë. Ky proces pritet të nisë më 30 qershor në orën 9:00 në ambientet e Kolegjit Zgjedhor. Vendimi erdhi pas ankimimit të kandidatit të koalicionit Bashkë Fitojmë Lefter Maliqi lidhur me rezultatin e zgjedhjeve në bashkinë e Kuçovës, ku u kërkua pavlefshmëri totale.



