Kokalari: Mandati i katërt, varri politik i Edi Ramës

Kokalari: Mandati i katërt, varri politik i Edi Ramës

Për Evi Kokalarin, në Shqipëri ka pasur një imoralitet të llahtarshëm në Shqipëri që njerëzit e quanin modernizëm. “Gjithë këto video që po dalin tani dhe është imoralitet i llahtarshëm, nuk është vetëm se po dobëson pushtetin e Edi Ramës, mua më bëhet qejfi që po ndodhin. Kushdo që e bën zoti i bekoftë, nxirr sa më shumë video, pastro politikën. Në mënyrë absolute se kanë shkuar në nivele shumë të ulëta. Korrupsioni në Shqipëri kutërbon fortë, është shumë i fortë. Këtu nuk ka sofistikim. Korrupsioni është shumë i thellë dhe pa pikën e turpit.” Duke folur në emisionin “Bilardo” në MCN Tv, ajo tha se në radhë të parë ka probleme mes grupeve që kanë ndërruar pushtetin, që zihen me njeri tjetrin për pushtet, për të cilët shprehet se duhen lënë që të merren me njeri tjetrin. “Është detyra jonë ta bëjmë ndryshimin dhe është gjynah të mos bëhet. Kjo do bëhet me ndihmën e diasporës. Të tërëve u dhemb dhe po nuk e bëmë tani. Këtu njerëzit e kanë humbur shpresën. Kur unë kam shprehur për të filluar diçka të re, më janë afruar njerëz që nuk i kam parë kurrë me politikë, nuk i kam parë kurrë me PD dhe PS. Ky është ai elektorati gri që i ka ikur shpresa. Dhe fakti që këta nuk kanë shpresë dhe nuk shohin një alternativë reale, prandaj nuk afrohen. Rama është mandatin e tretë, nëse mendon për mandatin e katërt do i hapë varrin vetes jo vetëm në Shqipëri, por edhe në shtete të tjera që do i vendosin sanksione. Se korrupsioni është komplet jashtë kontrolli. Berisha e di se do jetë deri në një farë pike dhe do largohet, ndaj duhet të vendosë se si do largohet dhe çfarë do lërë nga mbas kur të largohet. Rikthimi i Lulzim Bashës, ka një vit që ka bërë pushime, është relaksuar. Këtu është bërë një kazan i madh që janë futur të gjithë. Berisha nuk e njeh fjalën gabova. Unë u dogja njëherë. Kam një respekt për të. Shumë nga ne janë munduar që ta ndihmojnë realisht. Ti nuk mund të jesh konservator dhe të ndjekësh një rrugë që e di që është e gabuar.”

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy