Myrshit Vorpsi: Në 1945-ën na shpronësuan, ligji i tanishëm na konfiskon pronën (VIDEO)

Myrshit Vorpsi: Në 1945-ën na shpronësuan, ligji i tanishëm na konfiskon pronën (VIDEO)

Publikimi i vlerësimeve të vitit 1996 dhe ndryshimi i disa neneve të të ligjit për trajtimin e pronës, për shoqatën “Pronësi me Drejtësi” vijon të përkeqësojë më tej interesat e ish-pronarëve.  Përfaqësuesi Myrshit Vorpsi në një intervistë për "Tema TV" komenton ndryshimet e fundit dhe i bën thirrje pronarëve të ankimojnë vendimet në Gjykatë.

"Ligji 133 i ka sjellë një humbje efektive pronarëve. Në qoftë se kishim një shtetëzim në vitin 1945, po që ishte me forcë, me dhunë dhe pa dëmshpërblim, ky tjetri është një konfiskim i pronës së pronarëve shqiptarë, por këtë radhë me ligj.

Nëse Gjykata e Strasburgut do të marrë edhe një vendim të vetëm nga këto 86 vendime, i cili do të godasë thelbin e këtij ligji 133, që është neni 6 që parashikon vlerësimin e tokës sipas zërit kadastral në momentin e shpronsimit, atëherë shoqatës i lind e drejta që t'i drejtohet edhe njëherë Gjykatës Kushtetuese për të kërkuar shfuqëzimin e nenit 6 që efektivish do të thotë rrëzim i ligjit 133/15", tha Vorpsi.    

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy