Qëndresa Qytetare do të protestojë të martën para Ministrisë së Shëndetësisë për shkak se institucionet e Shëndetit Publik është në gjendje alarmante.
Aktivistja Sidorela Vatnikaj tha përmes një lidhjeje të drejtpërdrejtë me studion e lajmeve të MCN Tv se në spitalin e Onkologjikut gjendja është alarmante dhe se në të mungojnë barnat dhe pajisjet për të trajtuar të sëmurët me kancer.
Sipas Vatnikajt shteti po i lë njerëzit të vuajnë dhe të vdesin.
Arsyeja pse kemi thirrur një protestë ditën e martë në orën 11:00 para Ministrisë së Shëndetësisë është për shkak se problematika e të sëmurëve dhe e institucioneve të Shëndetit Publik është në gjendje alarmante.
Në spitalin e Onkologjikut edhe sipas raportit të KLSH të publikuar në shtator, shërbimi është skandaloz. Të sëmurët në fazat më të rënda trajtohen në mënyrë skandaloze.
Mungojnë ilaçet, aparaturat, që do të bënin mamografinë që na është propaganduar që duhet bërë.
Shumica e barnave që porositen nga mjekët nuk futen fare në territorin shqiptar, kjo do të thotë që shteti këta pacientë që i zë sëmundja nuk kanë asnjë zgjidhje trajtimi
Shteti i lë pacientët të vuajnë dhe të vdesin.



