Maltë, protestat detyrojnë kryeministrin të dorëhiqet

Maltë, protestat detyrojnë kryeministrin të dorëhiqet

Kryeministri i Maltës, Joseph Muscat, njoftoi se do të dorëhiqet. Muscat tha se partia e tij do të nisë punën për zgjedhjen e një drejtuesi të ri për vendin muajin e ardhshëm.

Thirrjet për dorëheqjen e Muscat u intensifikuan pas hetimit për vrasjen me bombë në makinë në vitin 2017 të gazetares investigative Daphne Caruana Galizia. Lidhur me vrasjen e saj është ngritur një akuzë ndaj një biznesmeni të njohur për lidhjet e tij me ministra dhe zyrtarë të lartë të qeverisë maltese.

Në një fjalim televiziv të dielën në mbrëmje, Muscat tha se nuk do të largohet menjëherë, por do të nisë një proces për ta zëvendësuar atë që do të fillojë në 12 Janar.

Kjo u pasua me kritikat e menjëhershme të kundërshtarëve që thanë se ai duhet të largohet menjëherë.

Me mijëra protestues dolën në rrugë dje në Valletta, Maltë, duke kërkuar dorëheqjen e menjëhershme të Muscat, si një garanci që të bëhet drejtësi për gazetaren e vrarë.

Në marshimin e udhëhequr nga të afërm të saj, protestuesit mbanin parulla ku shkruhej 'Drejtësi' dhe 'Ik tani' dhe 'Daphne jeton'. Demonstrimi u organizua nga disa grupe të shoqërisë civile.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy