Kredi 110 mln euro kompanisë turke/ Meka: Klienti, i ekspozuar para gjithë sistemit. Mbetemi me logjikën e tregut të Venecias në shekullin e XI

Kredi 110 mln euro kompanisë turke/ Meka: Klienti, i ekspozuar para gjithë sistemit. Mbetemi me logjikën e tregut të Venecias në shekullin e XI

Katër banka tregtare shqiptare do t’i japin kompanisë Ayen AS Energji kredinë më të madhe sindikale në historinë e sektorit bankar shqiptar.

Eksperti i ekonomisë Elvin Meka tha në studion e emisionit “MCN Economy” se kredia sindikale është një lloj i veçantë i kredisë që lidhet me vepra të mëdha duke shtuar se klienti në fjalë është i ekspozuar para gjithë sistemit.

Sipas Mekës, në Shqipëri vazhdojmë të mbetemi me logjikën e tregut të Venecias në shekullin e XI

Kompani të tilla që do të financojnë një për 400 milionë euro, 300 milionë euro që të financosh një vepër që kërkon 100 milionë euro minimalisht kompania duhet ta ketë kesh 30-40% të atij kapitali. Kur nuk e ka shkon drejt kompanisë sindikale. Kjo jo për faktin që kredia sindikale është diçka që mund të merret kaq thjeshtë. Kredia sindikale është një lloj i veçantë i kredisë që lidhet me vepra të mëdha dhe klasifikohet brenda kuadrit të financimit të projekteve.

Kredi sindikale jepen për financim të projekteve sipas standardeve që ekzistojnë. Deri në 23-30% të likuiditetit financiar që nevojiten duhet të jenë kapitali yt, pjesën tjetër e plotëson me para nga jashtë.

Kredia sindikale mbetet një hua bankare dhe në termat e mirë administrimit financiar të çdo banke, kreditë për bizës nuk shkojnë më shumë se 10 vjet. Kredi mbi 10 vjet është me rrezik të jashtëzakonshëm.

Në Shqipëri ka problem të madh pjesa e zhvillimit të projekteve, se përderisa i mungon tregu i letrave me vlerë aktiv, një bursë mirëfunskioanle e letrave me vlerë do e kemi akoma më të vështirë.

Jetojmë në ekonominë e shekullit 21 dhe akoma nuk kemi arritur në shekullin e XVII sa i përket logjikës së zhvillimit të institucioneve të tregut financiar. Vazhdojmë të mbetemi me logjikën e tregut të Venecias në shekullin e XI. Bëjmë atë që është bërë 1 mijë vjet më parë.

Bankat nuk mund të presin sa të zhvillohen institucionet e tjera,  por do të zhvillojnë pjesën e tyre të biznesit.

Ky është një klient i ekspozuar para gjithë sistemit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy