“E njëjta pllakë gramafoni”, Demalia: PD ka kontribuar në sistemin e korrupsionit, mungon besimi!

“E njëjta pllakë gramafoni”, Demalia: PD ka kontribuar në sistemin e korrupsionit, mungon besimi!

Ilir Demalia, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN, komentoi protestën e sotme të PD-së, duke e quajtur një “tragjikomedi”. Ai kritikoi retorikën e Berishës, duke theksuar se protesta është “e njëjta pllakë gramafoni” dhe nuk arrin të mobilizojë më shumë se 3000 vetë. 

Demalia shtoi se fjalimet e mbajtura ishin të njëjta dhe histerike, pa moral për situatën aktuale. Ai akuzoi PD-në për kontribut në krijimin e sistemit dhe korrupsionit, ndërsa përmendi  pasurinë e Sali Berishës dhe të familjes së tij si shembull të mungesës së besueshmërisë ndaj kësaj partie.

“Një tragjikomedi në fakt.

Ç'a po ndodh me të gjithë këto afera që po dalin nuk është më një gjë që qeveria dhe vetë kryeministrit mund të fshihet mbrapa gishtit. 

Përsa i përket protestës, protesta është e njëjta pllakë gramafoni që ka përdorë opozita dhe shif dhe retorikën e Berishës, thotë ne që misionarët që përmbysëm 90-n, se ç'misionar ka qenë ky në 90-n i dalë nga zyrat e Komitetit Qëndror të Xhelil Gjonit. I zoti e di se ç'misionar ka thonë.

Kupto, këto janë qesharak, por ka dhe një gjo, ngaqë i kemi rrënjët gjithë historinë tonë, siç gënjen ky që përmbysa baballarët e tuj, i ka ngelë gjithë puna gramafonit.

Ajo çfarë u pa sot në protestë ishte histeri dhe gjithë këto fjalime janë të njëjta. 

Çfarë arriti ai miting? Se i mbledh 3000 vetë, se s'është ndonjë big deal, se aq ishin, po t’i jap shumë 3000 vetë, por a ka moral pse është kjo gjendje?

Sepse kjo forcë politike është kjo forcë që ka kontribuar në krijimin e këtij sistemi dhe këtij korrupsioni dhe këta njerëz nuk i besojnë, o njeri, se kur Sali Berisha dhe fëmijët e tij kanë pasuri përrallore çfarë të besojnë”

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy