'Xhadat' - Sa kushton karrigia e një prokurori në Shqipëri? 

'Xhadat' - Sa kushton karrigia e një prokurori në Shqipëri? 

Shqipëria është zyrtarisht në kohë krize, ndërsa qeveria i ka kërkuar qytetarëve të kursejnë edhe dritën. Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm Olsian Çela, ka vendosur të shpenzojë rreth 5 milionë lekë nga buxheti i shtetit, për të blerë një tavolinë dhe disa karrige. Tenderi është ndarë në dy kontrata, ose siç quhen ndryshe lote.

Për blerjen e një tavoline për sallë mbledhjesh me 10 karrige, janë vënë në dispozicon 1 milionë lekë ”, ndërsa për blerjen e 104 karrigeve të tjera, janë vënë në dispozicion dhe 3.8 milionë lekë, pjesë e lotit të dytë. Nga një llogaritje e thjeshtë, shuma e vendosur në dispozicion për blerjen e një karrigeje për Prokurorinë e Përgjithshme, në lotin dy, është 37 mijë lekë.

Nga një vëzhgim që gazetarët e Xhadave bën në faqen online të një prej furnizuesve kryesor të karrigeve në vend, të 80 modelet e ofruara prej tij, kanë një çmim më të ulët se 37 mijë lekë që prokuroria ka vënë në dispozicion për blerjen e një karrigeje. 
Modeli që ngjan me porosinë e prokurorisë, kushton 25,990 lekë.Ky është çmimi me pakicë, për një karrige, ndërsa institucioni i Prokurorisë së Përgjithshme, kërkon të blejë 104 copë.

Edhe në faqen e blerjeve online, amazon.com çmimet e karrigeve janë shumë më të lira se ato të ofruara nga prokuroria. Për një post me rëndësi si ai i Prokurorit të Përgjithshëm dhe kolegëve të tij, nën ethet e vetingut, Xhadat propozon një karrige më të mirë dhe më të lirë. Karrigen me masazh, 239 euro. 

Sipas Kontrollit të Lartë të Shtetit, dëmi ekonomik për periudhën janar- qershor 2022, është 724 milion lekë ose përafërsisht 6 milion euro. Efekte negative në përdorimin e fondeve publike, vetëm në procedura prokurimi janë 5 milionë lekë. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy