Ndryshimi i vendbanimeve, KQZ i kërkon informacion Gjendjes Civile

Ndryshimi i vendbanimeve, KQZ i kërkon informacion Gjendjes Civile

KQZ i ka dërguar një kërkesë për informacion Drejtorisë së Gjendjes Civile lidhur me numrin e popullsisë dhe adresat e regjistruara të vendbanimit.

Kërkesa bazohet në 10 pyetje lidhur me ekstraktin e popullsisë, mbi ç'kritere është hartuar si edhe për ndryshimet e popullsisë në Gjirokastër, Dibër e Tiranë.

KQZ i ka dërguar një kërkesë për informacion Drejtorisë së Gjendjes Civile lidhur me numrin e popullsisë dhe adresat e regjistruara të vendbanimit. Kërkesa bazohet në 10 pyetje lidhur me ekstrakti i popullsisë, mbi ç'kritere është hartuar si edhe për ndryshimet e popullsisë në Gjirokastër, Dibër e Tiranë.

 Kërkesa e KQZ-së vjen pak kohë pasi PD-ja iu drejtua vetë asaj me një kërkesë për shtyrjen e miratimit i aktit për shpërndarjen e mandateve në zgjedhjet e 25 prillit. PD i kërkoi KQZ-së një afat prej 7-10 ditësh, kjo për shkak të dyshimeve që PD ka ngritur për zhvendosjen e vendbanimeve të qytetarëve. Ndryshimet në shpërndarjen e mandateve, sipas të cilave Gjirokastra dhe Dibra humbën nga një mandat, të cilët i kaluan qarkut të Tiranës, i kanë bërë demokratët të kërkojnë nisjen e një hetimi.

Duke qenë se përllogaritja e ndarjes së mandateve kryhet duke marrë për baze numrin e popullsisë dhe jo numrin e zgjedhësve, si dhe duke konsideruar se për shkak të numrit të ndryshëm në raport me atë të vitit 2017 kemi lëvizje të numrit të mandateve, shohim me vend të hetohet se mbi ç'bazë janë kryer përllogaritjet. Pra janë kryer mbi bazën e adresave të reja të shtetasve apo mbi bazën e kodit dhjetëshifror? Gjithashtu konsiderohet e nevojshme të hetohet edhe mbi numrin dhe modalitetet  e transferimit të zgjedhësve të cilët kanë migruar kryesisht nga ato zona, të cilat kanë lëvizje të numrit të mandateve", shkruan PD-ja. 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy