Regjisori Kastriot Çipi u ndal në teoritë konspirative në emisionin “Arnautistan” në MCN Tv, ku tha se Sigurimi i Shtetit ka pasur 600 veta në punë dhe gjithçka ishte sekret i plotë.
Ndalemi te 21 Janari! Para kamerave ke njerëzit që vriten, nuk ke urdhëruesit se njëri nga ata që ka shtënë me armë u bë kryetar bashkie socialist.
Ke kryetarin e opozitës në atë kohë, që një ditë më para tha se nuk mund të kapërcesh mbi të vdekur në fushë betejë.
Ndërsa Spartak Ngjela tha se edhe 13 mijë po të vdesin, nuk janë asgjë. Ishte kryetari i një partie në koalicion me Partinë Socialiste.
Lulzim Basha ishte ministër i Brendshëm dhe ti thua nuk ka gisht Lulzim Basha? Pse është e sigurtë që Berisha ka urdhëruar vrasjen e këtyre personave?
Si ta kuptoj që në 11 shtator në Amerikë, sekuestrohet audio e bisedave të zjarrfikësve dhe dorëzohet pas një viti me gjyq.
Ai tha ndër të tjera se qeveria amerikane dhe kongresi dhe opinioni publik janë në dijeni se në Departamentin e Mbrojtjes “ka një vrimë”, mungojnë 2 trilionë dollarë dhe këtë e ka thënë Donald Rumsfeld.
Ka filluar auditi por nuk e ka gjetur se ku kanë shkuar 2 trilionë dollarë sistemi amerikan i drejtësisë funksionon deri në një farë niveli dhe nëse je mbi atë nivel nuk funksionon.
Ndodh që për ta nuk punojnë kamerat, nuk ka prova, apo ata që dinë diçka vrasin veten.
Çipi u ndal në rrëzimin e kullave binjake në Amerikë, ku shtoi se gjithçka ka qenë komplot dhe se kundër tij kanë folur shumë njerëz por se iu është mbyllur goja.
Fakti se si Presidenti si zv.Presidenti nuk kanë pranuar që të pyeten në komision hetimor, fakti që po kryhej atë ditë një manovër ushtarake dhe se dy avionë kanë dalë nga linja e tyre, thuhej jo se po bëjmë manovra.
Në 11 shtator bëheshin manovra se si mund të sillemi nëse na marrin peng. I besoni këto? Se unë nuk i besoj.
Elita godet këdo, zhvlerëson këdo. Përqeshet personazhi që do thoshte një gjë të mençur, në mënyrë që ajo që do thoshte të kishte më pak rëndësi.



