
Qeveria e Kosovës vendosi të heqë masën e ndalimit të importeve të mallrave nga Serbia.
Deputeti i LVV, Adnan Rustemi, në një komunikim për “MCN lajme”, e quan këtë një vendim jo të ndaluar për mallrat serbe dhe tregtinë por për sigurinë në vijat kufitare me Serbinë.
Ky nuk ishte vendim për mallrat por ishte vendim për sigurinë , madje nuk ishte as vendim tregtar. Ishte vendim i Ministrisë së Brendshme pas aktet te sulmit terrorist të 24 shtator të vitit të kaluar dhe ishte si masë e sigurisë, marrë parasysh faktin se Serbia katër herë kishte zhvendosur trupat ushtarake në afërsi të vijës kufitare me Kosovën,
Vendimi i sotëm natyrisht është ndryshim i vendimit të ndalimit të qarkullimit të mallrave dhe maunave në pikat kufitare, në vendim për kontroll të shtuar që nënkupton që në një nga pikat kufitare në Merdare, të ketë mundësi të qarkullimit të kontrollit të shtuar edhe të maunave, respektivisht të mallrave.
Deputeti Rustemi konfirmoi se Kosova nuk ka qenë asnjëherë bllokues për qeverinë, teksa qeveria e ka ndërruar masën e sigurisë nga kufizimi i plotë, në kontroll të shtuar, deri në sigurim të skanerëve të avancuar.
Kosova nuk ka qenë asnjëherë bllokues për tregtinë, përkundrazi Serbia ka qenë e tillë duke dëmtuar edhe tregtinë e lirë, duke penguar edhe produktet e Kosovës, për eksport, qoftë në Serbi, apo edhe në vendet tjera që kanë përdorur territorin e Serbisë, si transit.
Vendimi i fundit është vendim për të ndryshuar qarkullimin e mauneve kjo nënkupton edhe me masat e sigurisë që janë mare për të siguruar skaner që shikojnë kamionët që qarkullojnë në këto pika kufitare.



