Itali, shqiptari dhe italiani kapen me 1.5 ton marijuanë në kamion

Itali, shqiptari dhe italiani kapen me 1.5 ton marijuanë në kamion

Një shqiptar dhe një italian u arrestuan nga policia e Leçes në Itali, të cilët ishin duke udhëtuar me një kamion me 1.5 ton marijuanë.

Operacioni u zhvillua natën e të dilës dhe mëngjesin e të hënës, ku policia pikasi furgonin që transportonte lëndën narkotike.

Sipas mediave italiane droga kishte ardhur nga Shqipëria dhe më pas ishte shkarkuar në një zonë të mbrojtur për t'u ngarkuar më pas në një kamion, që drejtohej nga një italian, ndërsa me të ishte edhe një 32-vjeçar shqiptar.

Policia e kishte vënë re kamionin me mbishkrimin ‘Traslochi’ dhe ishte vënë në ndjekje, për ta kapur pak minuta më vonë. Kur policia ka ndaluar mjetin ka gjetur në brendësi edhe 63 pako me drogë.

Droga është dërguar në ruajtje ndërsa dy korrierët janë në burgun e Brindisit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy