
Liria e medias në Shqipëri sipas ish-deputetit Dashamir Shehi është me keq se 70 vjet më përpara.
Siç u shpreh ai në MCN TV, me Ramën, çështja e lirisë së mediave ka pësuar përkeqësim të madh. Duke marrë shkas nga çështja Beketi që është më e diskutuara e ditëve të fundit, Shehi tha se mbyllja e televizionit Agon Channal ishte për t’i dhënë një mesazh të tjerëve.
“Unë gjykoj që me Ramën çështja e lirisë së mediave ka pësuar përkeqësim të madh dhe ne e kuptojmë shumë mirë. Mbyllja e Agon Channal ishte për t’i dhënë një mesazh të tjerëve. Në përgjithësi po të shohim linjën editoriale gjykoj që jemi prapa nga sa ishim 70 vjet përpara”, tha Shehi.



