Sot hapet Shën Sofia/ Besimtarët do kryejnë lutjen e së premtes në Xhami

Sot hapet Shën Sofia/ Besimtarët do kryejnë lutjen e së premtes në Xhami

Xhamia e Shën Sofisë do të raihapet sot për adhurim me namazin e xhumasë për herë të parë pas 86 vitesh.

Rreth 1.500 njerëz pritet të kryejnë lutjet e xhumasë gjatë ceremonisë së hapjes, përfshirë figura të tilla si presidenti Recep Tayyip Erdoğan dhe kreu i Partisë së Lëvizjes Nacionaliste (MHP) Devlet Bahçeli.

"Myslimanët janë të ngazëllyer, të gjithë duan të jenë në hapje”, është shprehur Guvernatori i Stambollit Ali Yerlikaya të enjten.

Shën Sofia ka qenë një prej Kishave më të famshme të Kostandinopojës, por pas pushtimit nga osmanët, u shndërrua në Xhami. Në vitin 1934, qeveria turke e kohës dha vendimin për shndërrimin e saj në muze.

Ky vend është një nga atraksionet më të njohura turistike të Turqisë, me 3.7 milionë vizitorë në vitin 2019.

Vendimi për ta kthyer Shën Sofinë përsëri në një xhami i ka shqetësuar turqit të cilët e shikojnë ndërtesën si emblemë të kushtetutës së tyre laike. Por, masa nuk u dënua gjerësisht nga politikanët e opozitës turke.

Erdogan është zotuar se do ta mbajë të hapur për turistët.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy