Zhllima: Procedimi për Veliajn erdhi nga Rama, duket sikur çelësat për dosjen e tij janë hedhur në det

Zhllima: Procedimi për Veliajn erdhi nga Rama, duket sikur çelësat për dosjen e tij janë hedhur në det

Avokati Gylsen Zhllima i ftuar në MCN Informacion ka folur për dosjen Veliaj, akuzat ndaj tij, por edhe presionet e tij dhe të kryeministrit Rama ndaj Drejtësisë për të cilat u shpreh se duket sikur për çështjen e tij çelësat janë hedhur në det.

Ai tha se Veliaj mendon se dhe në kushtet e paraburgimit ku ai ndodhet është si kryetar dhe jo si një qytetar i thjeshtë.

Sipas tij procedimi për Veliaj erdhi nga Rama se ai e ka thënë qartë do të var në pemë dhe aktualisht Veliaj është në paraburgimin e Durrësit.

Çelësat në det momentalisht për Veliajn dhe dosjen e tij. Duhet të kemi parasysh që procedura penale është e tillë që vetë ligjvënësi ynë dhe PS nuk ka bërë një korrigjim të duhur të flagrancës dhe jo flagrancës që në përgjithësi kemi të bëjmë me masa sigurie.

Ne kemi thënë qartazi se duhet të bëhet një dallim mes flagrancës dhe një kallëzimi penal në prokurori por duke parë dhe rastin e Veliajt se kemi të bëjmë me disa prova të tjera për të justifikuar masën e tij arrest me burg duke qenë se ka qenë dhe në përgjim ai duhet të kishte kujdes.

Asnjë person  që është në masë sigurie nuk mund të veprojë në kundërshtim me to siç është prishja e provave, largimi nga vendi dhe në të këto dyshohet se personi që është në masë sigurie i ka shkelur por nuk ka kryer vepër penale.

Veliaj ka kuptuar se se ai është edhe atje kryetar, por tani si një qytetar i thjeshtë duhet të mësojmë të gjithë sëbashku se ligji është dhe duhet ta zbatojmë në momentin kur duhet zbatuar dhe jo të abuzohet.

Të gjitha shembujt që solla dhe dosja momentalisht pritet gjykata e larta, por procedimi për Veliaj erdhi nga Rama se ai e ka thënë qartë dhe besoj se ajo teori u bë praktike kur tha do të var në pemë dhe aktualisht është në paraburgimin e Durrësit.

Më tej ai shtoi se Veliaj ja hapi vetë vetës procedurën e arrestit me burg, teksa theksoi se nuk mendon se gjykata do vendosë arrest shtëpie për Veliajn sepse do e kishte shfrytëzuar.

Veliaj ka bërë një krim të rëndë sepse dhe në masën e sigurisë ai ka ushtruar presion, sepse nuk mundesh të punosh me standarde. Asnjëherë personi ndaj të cilit bëhet kallëzim penal s’mund të kërkojë personin që i ka bërë kallëzimin.

Veliaj ja hapi vetë vetës procedurën e arrestit me burg.  Po të ishte arrest shtëpie ai do bënte sikurse bëri Berisha sepse ai do e kishte shfrytëzuar në aspektin fizik madje do bënte luftë dhe ndaj Ramës.

Avokati amerikan bëri paradë mode para SPAK. Minimalisht ai duhet të njohë gjuhën shqipe dhe ligjet e brendshme. Nuk mundet asnjë avokat nga jashtë të vijë këtu dhe të ndryshojë ligjet shqiptare.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy