Presidenti Biden ka dënuar sulmin me armë që u bë ndaj ish-Presidentit Trump në Pensilvani.

“Nuk ka vend për këtë lloj dhune.
Ne nuk mund të lejojmë që kjo të ndodhë.
Ideja se ka dhunë si kjo në Amerikë është e padëgjuar", tha Biden duke shtuar se agjencitë federale po hetojnë ngjarjen.
Biden, duke folur pa një teleprompter tha se po priste informacion shtesë përpara se ta quante zyrtarisht sulmin një tentativë për vrasje ndaj ish-presidentit.



