Ish-kryeministri Sali Berisha ka dalë në SPAK ku ka qëndruar për rreth 15 minuta.
Berisha pranoi se është marrë i pandehur nga SPAK, për akuzat e ngritura.
Kjo është një piramidë fund e krye mashtrimi, kjo ishte deklarata ime. Së dyti, vizitova pjesën muzeale të SKAP-it.
Sot jam zyrtarisht i pandehur.
Për ato akuza që kam pasur, asgjë tjetër.
Asgjë tjetër përveç 500 faqe me mashtrime, mashtrime, mashtrime.
Asgjë nuk ndryshon. Është vazhdimi i një hakmarrje politike, zbatimi i një urdhri mafioz politik.
Për mua, kjo nuk ndryshon asgjë.
Ajo që është themelore, që nuk ekziston asnjë provë, asnjë fakt, asnjë dokument që të dëshmojë që në të gjithë këtë proces ka ndodhur shkelja më e vogël.
Ish-kryeministri është marrë i pandehur për korrupsion pasiv në bashkëpunim.



