Shpërthimi në Lushnjë/ Pritet marrja në pyetje e deputetit Bujar Çela, ja pistat e hetimit

Shpërthimi në Lushnjë/ Pritet marrja në pyetje e deputetit Bujar Çela, ja pistat e hetimit

Policia e Lushnjës ka mbyllur dosjen hetimore mbi ngjarjen e shpërthimit, duke ia dërguar atë Prokurorisë së Fierit.

Deri tani janë marrë në pyetje të dëmtuarit në Spitalin e Lushnjës. Ndërsa nuk janë pyetur ende deputeti Bujar Çela si dhe shtetasit Saimir Korreshi dhe Sokol Lumi, për shkak të gjendjes së tyre të rënduar. 

Sokol Lumi nuk ka dalë nga gjendja e komës. Ai ishte klient i rastësishëm në pikën e produkteve ushqimore me shumicë, ku u godit në kokë nga një hekur si pasojë e shpërthimit. Ndërsa i plagosuri Saimir Korreshi, ndodhej në biznesin e tij pranë kapanonit në ndërtim. 

Bujar Çela do të merret në pyetje nga prokurorë të posaçëm për shkak të titullit të tij si deputet. 

Prokurorja e çështjes është Anila Gaxhari. Sipas burimeve pistat e hetimit janë disa, si rishikimi i dhënies së lejes së ndërtimit që i është dhënë deputetit Çela nga bashkia në shtator 2023, kriteret e zbatimit të saj, a kanë qenë kushtet e sigurimit teknik të zbatuara sipas ligjit.

Ndërkohë dje një grup nga emergjencat civile të Bashkisë Lushnjë, kanë bërë verifikimin e dëmeve kryesisht të banesave private të dëmtuara si pasojë e shpërthimit në datën 1 mars. Ditën e hënë këshilli bashkiak i qytetit ka marr vendim t’i japë 3 milionë lekë të vjetra familjes Hoxha në Stan Karbunarë, ku vdiqën babë e bir.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy