Paloka: Qeveria vjedh dhe manipulon votat, Berisha s’ka pse tërhiqet se do Rama

Paloka: Qeveria vjedh dhe manipulon votat, Berisha s’ka pse tërhiqet se do Rama

Demokrati Edi Paloka në një prononcim për mediat para Kuvendit duke komentuar humbjen e Partisë Demokratike në zgjedhjet e 14 majit deklaroi se ky është realiteti me një qeveri që vjedh dhe manipulon votat.

Ai tha se Sali Berisha nuk ka asnjë arsye që të bëjë një hap pas për të plotësuar tekat e Ramës, ndërsa theksoi se Allibej nuk kishte ndonjë post për të dhënë dorëheqjen, thjeshtë sipas tij ai tashmë ka përmbushur misionin e tij.

Problemi kryesor është ai që kam thënë, ky është realiteti, kjo qeveri është, vjedhin manipulojnë dhe bëjnë gjithçka, ne duhet të marrim përgjegjësinë për tu përballur me ta. Zgjedhjet i patë vetë se si shkuan, përgjegjësitë tona janë ato që i kam thënë disa herë, ne përballemi me një qeveri që vjedh dhe përdor çdo mënyrë për të manipuluar. Përgjegjësia jonë është ose të përballemi me këtë realitet me të gjitha mënyrat që duhet të përballesh me një qeveri që nuk bëjnë zgjedhje ose të shkojmë në shtëpi. Berisha nuk ka pse të bëj asnjë hap pas se këtë e kërkon Edi Rama, ky është i gjithë synimi i Ramës të shkalafitet PD, se kjo ka qenë loja e Ramës me Alibeajn të shkatërrojnë PD. Këtë dëshirë s’mund t’ja plotësojmë Ramës dhe pastaj të marrim të gjithë rrugët. Dorëheqja e Alibeajt nuk më intereson fare, ai s’ka pasur asnjëherë ndonjë post, thjesht përfundoi misionin e tij. Duhet të ulërijmë që jemi në një vend që nuk bëhen zgjedhje.

I pyetur nëse do bëjnë përpjekje për bashkim, Paloka tha se, “Ne do bëjmë çdo përpjekjeje që është në dorën tonë për bashkim, por po ju them se nëse vazhdohet me këtë frymë dhe e kam për ata që janë të dëshpëruar nga ky fakt, nëse vazhdohet kështu dhe gishti i drejtohet viktimës aty kemi marrë fund. Duhet të mendojmë një zgjidhje për vendin”.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy