Deputetja Mimoza Hafizi thotë se partia e saj nuk do të bëjë koalicion me LSI-në. Numri dy i LIBRA-s, gjatë një interviste në “Ora News” u shpreh se LSI është kundër parimeve të partisë së krijuar nga ajo dhe Blushi.
“Ne mund të na interesonin shumë gjëra që të kishim në koalicion me ndonjë parti politike, por kjo do të na cenonte parimet tona”, u shpreh ajo.
Hafizi u shpreh se në lidhje me koalicionet ka pasur deiskutime në LIBRA, por partia më e re në vend mbetet kundër aleancave me partitë e vjetra.
“N.q.s. e kemi si parim themelor të ekzistencës sonë që ne jemi kundër partive të vjetra që kanë qeverisur vendin, nëse ne cenojmë këtë parim themelor, kjo na dëmton shumë më tepër se një fitore që mund të kishim përmes marrëveshjeve pragmatiste bazuar në kodin zgjedhor. Ne e kemi peshuar këtë. Gjithsesi ne e kemi thënë gjithmonë që fjala përfundimtare i mbet anëtarësisë së LIBRA-s”, tha ajo.



