SHBA pa ambasador në Tiranë/ Nano: Nuk ka lidhje me Shqipërinë, por me dinamikat e brendshme të politikës amerikane (VIDEO)

SHBA pa ambasador në Tiranë/ Nano: Nuk ka lidhje me Shqipërinë, por me dinamikat e brendshme të politikës amerikane (VIDEO)

Prej dy vitesh Shqipëria është pa ambasador. 

 

Për analistin Mustafa Nano, kjo situatë nuk ka lidhje me Shqipërinë, por me dinamikat e brendshme në politikën amerikane. 

 

Nuk besoj. Kjo që ka ndodhur me ne, ndodh shpeshherë në politikën amerikane. Janë dinamika të brendshme. Atje ka disa filtra para se dikush të shkojë ambasador. Filtri i fundit është Senati. Pasi Presidenti amerikan bën një propozim, kandidatura shkon në Senat dhe aty bëhet një lloj vetting-u. 

 

Është një proces vlerësimi që kalon në një filtër të hollë. Shpeshherë ngec, por jo për arsye të integritetit moral apo profesional. Ata janë profesionistë shumë të mirë. Kostelancik që ishte kandidat i Biden, ka qenë diplomat karriere dhe ka mbi 30 vjet që punon në diplomacinë amerikane. Është bllokuar për arsye politike, këtë herë e kanë bllokuar republikanët, në raste të tjera e bllokojnë demokratët. Nuk është se ka lidhje me Shqipërinë, e përjashtoj. Nuk është Shqipëria vendi i parë. Dhe në vende të rëndësishme ndodh që ambasadori mungon për muaj të tërë, apo për vite të tëra sepse në Senat nuk gjejnë dot gjuhën e përbashkët. Në demokracinë amerikane ndodhin gjëra më të rënda. 

 

Në studion e lajmeve të MCN Tv, Mustafa Nano tha se në Shqipëri ka korrupsion, por ka dhe institucione që bëjnë tyre dhe se gjyqtarët nuk i marrin vendimet e tyre nën presion.

 

Kemi korrupsion, kjo është e qartë, por kemi disa institucion që vigjilojnë, ndërhyjnë, ngrenë padi, çojnë çështje në gjykatë. Vendimet e gjykatave respektohen, sado që mund të komentohen. Mund të ketë ndonjë që mund të shajë, por respektimit e gjykatave respektohen dhe gjykatat nuk kanë marrë vendime nën presion, por në  rrethana normale. Kjo është një gjë që e konsideroj si një lloj kërcimi cilësor që është bërë në kulturën e elitës politike shqiptare. 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy