
Lëkundje të forta tërmeti janë regjistruar mëngjesin e sotëm në Korçë. Deri tani janë regjistruar 5 lëkundje. Nga këto lëkundje me dhjetra shtëpi janë dëmtuar, kurse raportohet edhe për katër persona të lënduar.
Prefektura e qytetit juglindor ka konfirmuar se deri tani numri i shtëpive të dëmtuara arrin në 60, 10 shtëpi të dëmtuara në Floq dhe Qafëzës si dhe 10 të tjera dhe fshatin Vidohovë. 4 personat e dëmtuar në fshatin Floq të Korçës kanë pësuar lëndime në kokë dhe në trup por fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën.


Mësohet se ata morën lëndime pasi nuk mundën të dilnin në kohë nga banesat të cilave iu shembën muret dhe tavanet.
Për shkak të situatë së rënduar, Emergjencat Civile do të dërgojnë tek banorët e Floqit 40 çadra për familjet, të cilat tashmë kanë humbur shtëpitë për shkak të tërmetit.
Deri tani fatmirësisht nuk raportohet për viktima. Epiqendra e tërmetit me magnitudë mbi 5 ballë të shkallës rihter u regjistrua fillimisht në fshatin Mollas.



