Pallati "sekret" i Putin, merr mbi 90 milionë shikime (VIDEO)

Pallati "sekret" i Putin, merr mbi 90 milionë shikime (VIDEO)

Videoja në 'pallatin e fshehtë' të Vladimir Putinit në Detin e Zi, xhiruar dhe ngarkuar në YouTube nga Alexey Navalny, grumbulloi mbi 90 milion shikime.

Gazeta ruse Kommersant tregon se klikimet në Youtube korrespondojnë me numrin e votuesve në Rusi.

Mega-vila është subjekt i hetimit të ri nga Fondi Kundër Korrupsionit Navalny, botuar pas arrestimit të Navalny, pasi rezidenca e ‘Një mijë e një netëve’ kushton mbi një miliard euro dhe financohet me fonde të paligjshme.

"Nuk është as imi, as i ndonjë të afërmi. Ky informacion ka qarkulluar për më shumë se 10 vjet dhe tani është krijuar rasti i duhur për ta publikuar. Kanë mbledhur gjithçka dhe me këtë material kanë vendosur të lajnë trurin e qytetarëve tanë", tha Putini dje, duke mbrojtur veten kundër akuzës se është pronari i ndërtesës përfolur.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy