
Të paktën dhjetë persona kanë vdekur si pasojë e motit të keq që ka përfshirë Italinë.
Erëra dhe sasi të mëdha reshjesh kanë përfshirë sidomos pjesën veriore.
Zonat më të prekura janë Liguris, Lazio dhe Campania.
Sipas Mbrojtjes Civile, moti pritet të përkeqësohet.
Autoritetet u kanë bërë thirrje banorëve të zonave më të prekura të mos udhëtojnë, ndërsa shkollat janë mbyllur.
Dy të rinj humbën jetën në Romë, pasi një pemë ra mbi makinën me të cilën po udhëtonin.
Një tjetër person mbeti i vdekur në Terracina, në të njëjtat rrethana.
Katër persona të tjerë vdiqën për shkak të një lumi balte që përfshiu vilën në jug të Kalabrisë, ku ata po punonin në katin e nëndheshëm.
Dhjetëra pemë kanë rënë në Romë, duke çuar në mbylljen e paqeve dhe atraksioneve turistike, përfshirë edhe Forumin Roman dhe Koloseun.
Po ashtu, edhe Pompeii është mbyllur për shkak të motit të keq.
Kod i kuq në Venecia
Autoritetet në Venecia vendosën mbylljen e sheshit “San Marco” për shkak të përmbytjes.
Sipas bashkisë së qytetit, niveli i ujit u rrit me 156 cm, duke arritur i katërti në listën e niveleve më të larta që janë refjistruar ndonjëherë.
Zyrtarë vendor thonë se 75% e Venecias u përmbyt.



