Politologu Ilir Kalemaj tha në studion e MCN Live se partitë e spektrit të djathtë nuk duhet të sulmojnë njëra-tjetrën, por duhet të unifikohen përballë mazhorancës e cila synon një mandat të katërt.

Unë nuk mendoj që është rruga e duhur që partitë sidomos të spektrit të djathtë të sulmojnë njëra-tjetrën. Mendoj se sulmi kryesor duhet të jetë drejt mazhorancës sepse ai është elefanti në dhomë dhe ai është pritshmëria më e madhe që do të fitojë dhe një herë zgjedhjet, për herë të katërt në mënyrë të parecedentë në Shqipëri. Rama deklaratat publike i ka bërë të tilla që unë dua 100 deputetë, për çfarë i duhen? I duhen për të bërë ndryshimet kushtetuese, të shkoj drejt Republikës presidenciale, të fitojë dy mandate të tjera të fusë Shqipërinë në BE në 2027 apo 2030. Tani kush është oferta politike përballë kësaj? Unifikimi i spektrit.



