Shisnin ilaçet kontabandë gjatë periudhës së Covid-19, kush janë 6 'farmacistët' e arrestuar (VIDEO)

Shisnin ilaçet kontabandë gjatë periudhës së Covid-19, kush janë 6 'farmacistët' e arrestuar (VIDEO)

Policia e Tiranës ka njoftuar finalizimin e operaionit të koduar “Përfitimi”, pas 10 muajsh hetimesh. Burimet zyrtare bënë të ditur se operacioni është zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ndërsa janë arrestuar gjashtë persona që shisnin medikamente të dyshuara kontrabandë gjatë periudhës së Covid-19.

Sekuestrohen barna të ndryshme, një automjet dhe 6 aparate celular. Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, pas një hetimi 10-mujor, zhvilloi dhe finalizoi operacionin policor i koduar “Përfitimi”, në kuadër të të cilët u bë arrestimi i shtetasve:

Blerim Bitri, 40 vjeç, administrator i një farmacie;

Florian Marku, 39 vjeç, administrator i një farmacie;

Margarita Xhaxhiu, 64 vjeçe, e dyshuar si dërguesja e mallrave kontrabandë;

Jani Papuli, 66 vjeç, i punësuar nga shtetasja M. Xh;

Florian Lila, 40 vjeç, administrator i një farmacie;

Bashkim Osmani, 56 vjeç, administrator i një depoje farmaceutike”, thuhet në njoftimin e policisë.

Arrestimi i tyre u bë pasi gjatë periudhës së Covid-19, këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, shisnin medikamente të dyshuara kontrabandë. Gjithashtu, janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale barna të ndryshme, një automjet dhe 6 aparate celular. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Tiranë, për veprat penale “Prodhimi dhe tregtimi i barnave dhe i paisjeve mjekësore të falsifikuara ose të rrezikshme për shëndetin” dhe “Tregtim dhe transportim i mallrave kontrabandë”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy