
Udhëheqësi suprem iranian, Ayatollah Ali Khamenei, "ka pranuar kushtet themelore për të ofruar amnisti për rreth 50 mijë të burgosur" në 40-vjetorin e revolucionit që çoi në lindjen e Republikës Islamike.
Lajmi u bë i ditur nga kreu i gjyqësorit në Teheran, Ayatollah Sadeq Amoli Larijani, i cili citohet nga agjencia zyrtare Irna.
Në një takim me zyrtarë të lartë gjyqësorë, Ayatollah Sadeq Amoli Larijani tha se shumë prej këtyre të burgosurve do të lirohen dhe kushtet e burgosjes së të tjerëve do të ndryshohen.
Neni 110 i Kushtetutës së Iranit i jep liderit suprem të drejtën për të falur ose për të reduktuar dënimet e të dënuarve me rekomandim të shefit të gjyqësorit.



