
Lufta në Ukrainë do të përfundojë brenda majit, pasi Rusia do të ezaurojë rezervat për të vazhduar pushtimin.
Është kjo ajo që thuhet në një deklaratë të shpërndarë në mediat ukrainase nga Oleksiy Arestovich, këshilltar i Presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky.
Ai shton se koha e saktë do të varet nga sa rezerva ka Kremlini për të çuar përpara agresionin.
Mendoj se brenda fillimit të majit, duhet të kemi një marrëveshje për paqen, ndoshta dhe shumë më parë, do të shohim.
Agresioni rus ndaj Ukrainës nisi më 24 shkurt, duke shkaktuar me mijëra të vrarë nga të dyja palët, mes tyre qindra civilë.



