“Ne jemi në luftë". Kjo ishte fraza e përsëritur nga presidenti francez Emmanuel Macron, ndërkohë që i kërkoi vendit të qëndronte në shtëpi dhe të respektonte rregullat.
Ai prezantoi kufizime 15-ditore më të ashpra për lëvizjen e qytetarëve, teksa vendi ka mbyllur tashmë bare dhe restorante.
Macron gjithashtu shtyu raundin e dytë të zgjedhjeve lokale, të përcaktuar për të dielën, 22 mars.



