Vrasja e policit, Çuçi: Sot përcjellim Dëshmorin e Atdheut, lufta kundër kanabisit ka arritur majat

Vrasja e policit, Çuçi: Sot përcjellim Dëshmorin e Atdheut, lufta kundër kanabisit ka arritur majat

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ka zhvilluar një takim mëngjesin e sotëm me ministrin Federal të Punëve të Brendshme të Austrisë Karl Nehammer, ku kanë dhënë edhe një deklaratë për mediat.

I pyetur për vrasjen e policit Saimir Hoxha ditën e djeshme në Lezhë, Çuçi thotë se sot do të përcillet polici si dëshmor atdheu teksa shtoi se SHÇBA po bën punën e saj.

Ndër të tjera ai tha se ky vit do të jetë ndër më të suksesshmit në luftën kundër kanabisit në Shqipëri pasi deri më tani ka arritur majat.

SHÇBA bën punën e saj para ligjit, mos merruni me këtë çështje, sot do të përcjellim Dëshmorin e Atdheut. Kemi statistikat që publikohen periodikisht bashkë me partnerët tanë. Lufta kundër fenomenit të kultivimit të kanabisit ka shënuar majën, e tregojnë shumë këtë. Së pari numri i tregtarëve e parcelave të asgjësuara, e dyta presioni që është ngritur dhe nga trafikantët në lidhje me mungesën në treg të këtij produkti narkotik, janë dhe të dhëna, asnjë gomone e kapur në Itali, sivjet, të kapur me kanabis, nga forcat italiane, vetëm ne e kemi kapur. Rritja e çmimit po ashtu. Ky fenomen është zvogëluar, dhe besoj do të jetë një ndër vitet më të suksesshëm të luftës ndaj trafikut e luftës kundër kanabisit.

Nga ana tjetër ministri i Brendshëm i Austrisë i shprehur ngushëllimet familjes së nënkomisarit të ndjerë Saimir Hoxhës. Nehammer tha ato folën për bashkëpunimin policor dhe luftën e përbashkët kundër krimit të organizuar, ndërkohë që theksoi se vendi ynë është një partner i rëndësishëm strategjik.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy