Rama ka bërë thirrje për qetësimin e situatës mes Azerbajxhanit dhe Armenisë të cilët kanë nisur një konflikt të armatosur për një rajon të diskutueshëm në kufi. Deri më tani për këtë ngjarje raportohen me dhjetra të vrarë si civil dhe ushtarakë.
Si kryetar i OSBE-së, nëpërmjet faqes së saj, kryeministri i Shqipërisë ka kërkuar de-përshkallëzimin e situatës.
“Unë i nxis të gjithë të përfshirët të kthehen menjëherë në armëpushim para se numri i njerëzve i këtij konflikti të rritet më tej,”– shkruan Rama. Kreu i qeverisë shqiptare thotë se është mirë që mes dy vendeve të nisin negociatat.
Rama vuri në dukje se Bashkëkryetarët e Grupit Minsk të OSBE-së dhe Përfaqësuesi Personal i Kryesuesit të Përgjithshëm, Ambasadori Andrzej Kasprzyk, kanë qenë në kontakt të ngushtë me palët.



