Nano: Do ta prisja një libër nga Veliaj, jo se di të shkruajë por ia ka mësuar efektin që ka para fushatës (VIDEO)

Nano: Do ta prisja një libër nga Veliaj, jo se di të shkruajë por ia ka mësuar efektin që ka para fushatës (VIDEO)

Tre politikanë kryesorë si Edi Rama, Ben Blushi dhe së fundmi Lulzim Basha kanë shkruar libra që kanë pasur jehonë politike.

Por, ndryshe nga këto politikanë, Sali Berisha dhe Ilir Meta, të cilët janë të brezit të parë të pluralizmit kanë zgjedhur të mos lënë kujtime të tilla. I pyetur lidhur me këto dy personazhe, analisti Mustafa Nano, tha në një intervistë për MCN TV se “Berisha është njeri i lexuar, por kur vjen puna tek pena çalon, ndërsa Meta më pak se Basha ka lidhje me librin, ka lidhje pothuajse zero dhe nuk tenton fare”, u shpreh analisti. Ai po ashtu shtoi se do ta priste që një libër të shkruhej nga Erion Veliaj, pasi sipas tij ai di efektin që kanë librat para fushatës elektorale.

Pjesë nga intervista e Mustafa Nanos në MCN TV:

Tre politikanë kryesorë janë që kanë shkruar libra që kanë pasur jehonë politike, Edi Rama, Ben Blushi dhe së fundmi vetë zoti Basha. Zoti Nano, Berisha dhe Meta që janë të brezit të parë të pluralizmit nuk kanë as kujtime. Pse mendoni ju se është kjo qasje e tyre ndaj publikut?

Nano: Besoj që të dy nuk e kanë çuar në mendje ta bëjnë këtë, Berisha madje edhe e ka deklaruar. Berisha për arsyet e veta ose ndoshta nuk di të shkruaj, është njeri i lexuar, por kur vjen puna tek pena nuk e ka të tijën, nuk është njeri i penës, i stilit. Meta më pak se Basha ka lidhje me librin dhe besoj është i vetëdijshëm. Ai e di që ka lidhje pothuajse lidhje zero dhe nuk tenton fare.

Meqënëse thatë që zoti Veliaj është pasardhës i zotit Rama. Shihni zotin Veliaj që në të ardhmen të prezantohet edhe ai me një libër?

Nano: Nga Veliaj do ta prisja. Ai ka qenë i apasionuar pas Obamës dhe librin e tij ia kam parë edhe në dorë më shumë se një herë, ia kam parë në zyrë, e ka pasur si idhull, nëse e ka idhull besoj do ti ngjajë edhe në këtë pikë. Nga ai e pres ta bëjë një gjë të tillë. Jo se di të shkruajë por ka mësuar efektin që kanë librat para fushatës elektorale dhe post edhe pasi kanë lëshuar postin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy