
Procesi i negociatave ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës është pezulluar.
Këtë lajm e ka konfirmuar këshilltari dhe negociatori presidencial ukrainas, Mikhailo Podolyak, pasi lajmi kishte mbërritur nga Moska.
Nëse ato rifillojnë, shtoi ai, moderator mund të jetë vetë presidenti Volodymy Zelensky.
Podolyak përsëriti se Kievi nuk është i gatshëm të japë asgjë për të shpëtuar fytyrën e Putinit.
Shoqëria ka paguar tashmë një çmim të madh.



