Greqi/ Sulmohet komisariati në qendër të Athinës, plagosen 4 policë

Greqi/ Sulmohet komisariati në qendër të Athinës, plagosen 4 policë

Një sulm me molotov është kryer ndaj komisariatit në qendër të Athinës mbrëmjen e djeshme. Një grup anarkistësh që kundërshtojnë politikat qeveritare kanë sulmuar komisariatin e kryeqytetit duke lënë të plagosur 4 policë. Sulmi është kryer me bomba molotov rreth orës nëntë mbrëmjen e djeshme, në rrugën “Veranzeru”. Si pasojë janë plagosur katër efektivë - tre prej të cilëve u transferuan në spitalin ushtarak për të marrë ndihmën e mjekut, ndërsa efektivi i katërt kishte plagë të lehta.

Sulmi u krye nga një grup prej rreth 50 personash, të cilët i kanë vënë flakën me bomba molotov hyrjes së komisariatit , autobusit të policisë , dy makinave të policisë si dhe dy mjeteve civile, ndërsa më pas ata janë drejtuar drejt zonës “Eksarxia”. Shoqata e Policëve të Athinës do të organizojë një protestë në mbrojtje të uniformave blu.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy